Qëllimi i Projektit
   
Strategjia e Projektit dhe rruga e tij neutrale
Si lindi ideja për meremetimin e varrezave në Ladorisht
Lindja e ides

Si lindi ideja e formimit të Këshillit nismëtar për meremetimin e varrezave të martirëve në fshatin Ladorisht?
Gjatë pushimeve verore në vendlindje në vitin 2006 Albërim Zylali dhe Rini Dauti poashtu mërgimtarë të fshatit Ladorisht duke parë gjendjen e mjerueshme të varrezave së dëshmorëve vendosën që të dy të bëjnë pastrimin e tyre në mënyrë vullnetare.
Për këtë pastrim u aktivizuan edhe dy punëtorë nga Shqipëria, aksionit ju bashkangjitën edhe vullnetarë nga Ladorishti si Martanesh Dauti, Mazar Dauti, Arif Murtishi të cilët së bashku me iniciatorët Albërim Zylalin dhe Rini Dautin kryen këtë aksion me sukses që nga mëngjesi e deri në mbrëmje.
Me pastrimin e tyre u krijua një pamje krejt ndryshe, me heqjen e mbeturinave të shumta që u larguan nga varrezat e shenjta të fshatit u krijua përshtypja se vetëm me punë mund të arrihet ç`do gjë për të mirën e fshatit dhe në dobi të tij. Iniciativa ishte vetëm një sukses i vogël personal për një kohë shumë të shkurtër dhe pastrimi i varrezave kishte domethënie shumë të madhe, sepse respekti ndaj martirëve të rënë na bënte që ne të ndiheshim krenar për punën tonë, që për fat të keq ato varreza deri në ditët e sotme ishin lënë nën mëshirën e Zotit dhe pa asnjë mirëmbajtje të këtij lloji.Që nga viti 2006 e deri më sot gjendja e tyre nuk ndryshojë, akoma vazhdon avazi i vjetër injorues i varrezave të martirëve edhe pse iniciativa pati jehonë të madhe në fshat. Në lidhje me mirëmbajtjen e tyre dhe përmirësimin e gjendjes alarmante të varrezave më mirë të themi nuk u morë asnjë iniciativë e këtij lloji nga asnjë institucion në Ladorisht apo në mërgim , që të lë përshtypjen se fati i tyre nuk dihet, vlerat e tyre kombëtare dhe historike sikur kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe me plotëkuptim mund të thuash se këto varreza sikur nuk bënin më pjesë në historinë e lavdishme të fshatit Ladorisht.
Nga fundi i vitit 2008 dhe fillimi i vitit 2009 gjatë bisedimeve të parreshtura dhe dëshirës për të ndryshuar gjendjen e varrezave Albërim Zylali dhe Rini Dauti vendosën përfundimisht që kjo iniciativë duhej materializuar patjetër, që krenaria e fshatit dhe varrezave në Ladorisht t'ju kthehet lavdia e dikurshme. Iniciativës j'u bashkangjitën Jeton Lleshi dhe Shpëtim Zylali poashtu mërgimtarë të fshatit Ladorisht me vendbanim në Zürich, të cilët me plotëvullnet pranuan angazhim e tyre në formimin e Këshillit inicues. Mbas një kohe të shkurtër që të gjithë vendosën të krijohet një Këshill Nismëtar për fillimin e punëve pregatitore dhe informimin e të gjithë fshatarëve brenda dhe jashtë vendit, si dhe informimin e të gjitha institucioneve lokale në fshat dhe mërgim në sensibilizimin e çështjes së meremetimit të varrezave.
Këshilli nismëtar vazhdojë punët e tij dhe krijojë projektin që do të marrë emrin
Projekt ” Ladorisht 2009” ku qëllimi kryesor i tij është bashkimi i të gjitha forcave përparimtare që dëshirojnë të kontribojnë në këtë projekt dhe realizimin e tij me vlerë të madhe historike e kombëtare për fshatin Ladorisht.

Krijimi i grupit punues dhe hulumtus
Këshilli Familjar
Kontakti me ne
Forum
Programi
Fotogalerija
Tempulli historik


Këthehu prap...
Për informata më tutje kontakto info@pro-ladorisht.org