| Lindja e idesë |
Me punën e vazhdueshme të Këshillit nismëtar filluan edhe kontaktet e para me bashkëfshatarët në mërgim dhe në Ladorisht, nga ku u krijua edhe Grupi punues.
Grupi punues merr sipër informimin më të gjërë të Projektit, duke zhvilluar kontakte me familjarët e martirëve të cilët në një formë të inkuadroen në krijimin e një Këshilli familjar që do të jetë në ballë të Projektit. Kështu më vonë me krijimin e këshillit familjar në Zvicër plotësohet kriteri shumë domethënës “Projekti i takon Ladorishtit dhe historisë së tij të lavdishme dhe ndërgjegjësimin e të gjithëve për vlerën dhe domethënien për të realizuar Projektin" Ladorisht 2009 ”.
Nëse një popull nuk e njeh të kaluarën e tij, nuk mund ta ndërtojë të ardhmen e vet ( moto e grupit punues)
Paralel me punët e shumta grupi punues është duke hulumtuar në plotësimin e dokumentacionit dhe të dhënave nga arkivet e ndryshme që posedojnë material të mjaftueshëm për masakrën e vitit 1944. Kontaktet e para me institucionet përkatëse nuk munguan, Kryqi i kuq në Zvicër në lidhje me Kryqin e kuq në Gjermani me inkuadrimin edhe të Spiegel TV në Gjermani ofruan mundësinë e krijimit të kontaktit me Arkivin Historik në München. Rezultatet e para nga Müncheni ishin pozitive por jo të mjaftueshme, kështu që nga Müncheni na u dha mundësia për hulumtime të mëtutjeshme në Arkivin ushtarak në Gjermani dhe Londër ku ndodhen të dhëna më të sakta të luftës së dytë botërore në rajonet e ballkanit. Ggrupi punues në lidhje me hulumtimet e mësipërme vazhdon punën e hulumtimeve dhe për ç`do lloj informate të re në lidhje me kompletimin e dokumentacionit së masakrës në Ladorisht, Grupi punues do të informojë të gjithë antarët e Këshillit familjar dhe ç`do bashkëfshatar të interesuar në lidhje me Projektin.
Grupi Punues:
Rini Dauti
Jeton Lleshi
Albërim Zylali
Idriz Murtishi
Shkëndi Lena
Shpëtim Zylali
Alfret Lleshi
Azir Ajro
Me respekt dhe nderime vëllazërore
Grupi Punues i Projektit “Ladorisht 2009”
|