Informatë:
Këtë vit mbushen rrafsh 67 vite, dhe ne Grupi Hulumtues kemi bër përpjekje të pandërprera për zbrdhjen e Masakrës, punimet vazhdojnë, ky rast është sa kompleks por aq edhe delikat. Ne me këtë rast edhe një herë më shum theksojmë se jemi neutral e në bashkëpunim me të gjithë.
NE JEMI KËMBËNGULËS QË KY RAST TË MOS POLITIZOHT....
Lavdi të rënëve
Me rspekt
GH
Idris Murtishi
Rini Dauti
Jeton LLeshi
Shkëndi Lena
................................................................................................................
Informatë:
Grupi Hulumtues informon me kënaqësi, që më 20 Maj 2011, realizoi takimin me përkrahësit e Projektit në Kombet e Bashkuara në Zheneve (genéve). Takimi ishte shum konstruktivë dhe i sukseshëm. Thelbësoreja e bisedës ishte gjirimet e fundit me të mbijetuarit dhe si gjithmonë zbardhja e masakrës. Puna jonë u lëvdua shumë dhe u mor gjithashtu angazhimi nga OKB për avansimin e Projektit tek ndërkombëtarët.
Me respekt
G.H.
Deklaratë e Grupit Hulumtues rreth masakrës së Ladorishtit
Grupi Hulumtues dhe puna e tij humane në lidhje me zbardhjen e masakrës së Ladorishtitt, që nga shkurti i vitit 2009 e deri më sot ka realizuar takime të ndryshme nëpër Arkivat e Evropës.
Si pjesë integruese e Projektit "Ladorisht 2009", dhe me autorizimin e drejtpërdrejtë nga vetë familjarët e të rënëve, për të hulumtuar Masakrën në fjalë, ka realizuar deri më tani takime të ndryshme në këtë drejtim. Kjo do të thotë se Masakra e Ladorishtit është regjistruar në të gjitha institucionet e lartëpërmendura dhe puna e tijë vazhdon deri në zbardhjen e plotë të Masakrës së Ladorishtit.
Detyrat dhe qëllimi i hulumtimit të Masakrës nga Grupi Hulumtues
Kaluan më se 66 vite dhe Masakra e Ladorishtit akoma vazhdon të mbesë një enigmë e pazgjidhur për familjarët dhe vetë Ladorishtin. Me kalimin e kohës shumë dëshmi janë zhdukur vetëvetiu, pasiqë shumë dëshmitarë okularë nga Ladorishti tashmë kanë vdekur. Për të sqaruar sa më drejtë detyrat dhe qëllimet e Grupit Hulumtues në lidhje me punën e tijë po japim disa sqarime rreth qëllimit të këtij projekti human.
a) Një nga detyrat e Grupit Hulumtues është njohja ndëkombëtare e masakrës.
b) Grupi hulumtues dhe familjarët të nxjerrin para drejtësisë aktorin përgjegjës të masakrës.
c) Nga materiali i grumbulluar deri më tani është evident se kjo masakër është kryer në mënyrë direkte nga Nazi-Fashistët Gjerman.
d)Hulumtimi i masakrës së Ladorishtit deri më tani është financuar vullnetarisht nga vetë anëtarët e Grupit dhe kjo formë do të vazhdojë deri në realizimin final të këtij Projekti.
Poashtu është më se e nevojshme të informojmë të gjithë familjarët në lidhje me ndonjë dëmshpërblim eventual se kjo pjesë e zbardhjes së masakrës nuk i takon punës së Grupit Hulumtues, por vetëm anëtarëve më të ngushtë të familjarëve së masakrës.
Grupi hulumtues falenderon bashkëpunimin e deritanishëm e të gjitha institucioneve që kontribuan në realizimin e këtij Projekti human për familjarët dhe Ladorishtin.
Me nderime dhe respekt
Grupi Hulumtues
Zürich, 28.Shkurt 2011
