| Emrat e të masakruarve |
Statistika e Nr. të Popullsis bër nga A.LL | Ladorishti Vendbanim Antik-Ilirë, Histori e Ladorishtit | ||
Masakra e 28. Tetor 1944 Viktimat e Vakçares Ne mengjesin e hershem te 28 tetorit te 1944, forca te shumta gjermane te armatosura deri ne dhembe e rrethojne Ladorishtin, pa lene asnje mundesi per tu larguar askush nga fshati. Keshtu, shtepive iu vu zjarri, ndersa popullaten e tubuar e dergojne ne fund te fshatit ne vendin e quajtur Vakcare,prane magjistrales Struge-Qafethane. Ata qe perpiqeshin te çanin bllokaden qelloheshin dhe liheshin ne vend. Ne kete masaker nuk u kursyen as pleqet e femijet. Nga 82 te masakruareve nga xhelatet gjermane ,7 ishin gra 4 femije,kurse te tjeret te rinj burra e pleq. Ekzekutimi u be po aty,ne Vakcare duke i radhitur ne kolona dhe pastaj i qelluan me bresheri mitralozi.Per te qene me te sigerte se te pushkatuarit jane vrare ,ata dot'i qellojne edhe nganjehere ne koke viktimat e tyre te shtrira ne rrekete e gjakut.Me kete kasaphane hordhite gjermane dote kryenin nje nga masakrat me te medha ne Maqedonine perendimore.Ate dite te kobshme Ladorishti po kalonte oret dhe castet me te renda te historise se tij. Nje rast i ndieshem qe vlen te theksohet ketu,eshte ai i plakes 84-vjecare Myrybane Collaku. Gjermanet e detyrojne qe me doren e saj t'ia ve flaken kasolles se vet,dhe kur kasollja merr flake e gjuajne mbi te dhe ajo digjet . Pra , logjika e praktikimit te terrorizmit nazist nuk njihte kufij. Nuk munguan asaj dite as edhe format e rezistences individuale. Fill i vetem, Maksut LLeshi, nje banuesi i Ladorishtit, me pushke ne dore deperton neper fshatin e pushtuar nga soldateska gjermane, arrin deri te burimet e fshatit, ku detyrohet te pranoje lufte te pabarabarte me nazistet gjerman. Ra i plagosur per vdekje te burimet e fshatit po ate dite . Nje tjeter martire qe dha jeten eshte edhe Telete Hoxha. Nazistet gjermane do ta mbajne te rrethuar Ladorishtin deri ne mbremje, kur do te terhiqen per ne Struge duke lene fshatin e djegur dhe te masakruar. Ata qe shpetuan te tmerruar me ate qe pane e qe perjetuan do te largohen ne mbremje dhe do te strehohen ne rrethet e Librazhdit dhe Pogradecit. Nje psese tjeter do te futen neper shtepite gjysme te djegura e te shkaterruara , duke pritur se c'dote ndodhe ne oret qe dote vinin. Shume kohe dot'i duhen Ladorishtit per t'i sheruar Pushteti i atehershem monist do ta kene ne shenjester dhe ne mbikqyrje te perhereshme Ladorishtin, si zone e rendesise se vecante, per vete faktin se kjo vater e zjarrte e atdhetarizmit shqiptar do te shendrrohet me vone nje baze e fuqishme dhe mbeshtetese e levizjes per clirim dhe bashkim kombetar. Kështu, edhe ne kohen e demokracise , me 15qershor te 1992, Ladorishtit ja mesyen qindra Vetem disa jave para ketij rrethimi Ladorishti ka patur nderin qe te kete per mysafir ne odat e tij , komandantin legjendar te UCK -ës Adam Jasharin. Pa u larguar shume nga tema munde te konstatojme se kete vit jubilar Ladorishti perkujton 65-vjetorin e masakres se 28 tetorit te 44, me mall e dhembje per te treguar edhe kete here se kujtesa per te renet ne Vakçare nuk eshte shuar, perkundrazi eshte prezente ne mendjet e tyre. Aq me tepër ku secili nga vendasit ka te pakten nga nje te rene ne keto varreza. Eshte ne nderin e gjeneratave te reja qe pervjetore si ky jubile ,te organizoje homazhe dhe t'i perkujtoje keta viktima ne menyre sa me dinjitoze,ashtu sic ka ndodhur edhe me pervjetoret e kaluar. |
||||
| Lindja e idesë | ||||
| Krijimi i Grupit punues | ||||
| Këshilli Familjar | ||||
| Kontakti me ne | ||||
| Familjarët | ||||
| Nevojat për Ladorisht |
||||
|
||||
| Këthehu prap... | ||||
Për informata më tutje kontakto info@pro-ladorisht.org |
||||