----arkiv---arkiv---arkiv---arkiv---arkiv---arkiv----arkiv----arkiv---arkiv---arkiv---
Deklaratë e Grupit punues
Grupi punues i Projektit "Ladorisht 2009" me këtë deklaratë informon të gjithë bashkëfshatarët Ladorishtarë kudo që janë dhe njëkohësisht i falenderon të gjithë kontribuesit që përkrahën financiarisht dhe moralisht këtë Projekt madhështor me një qëllim të vetëm të ruajmë vlerat tona historike e kombëtare në Ladorisht.
Me përfundimin e punimeve në Ladorisht dhe ngritjen e Lapidarit të ri kushtuar masakrës së 28. 10. 1944 sot fshatit tonë ju shtua edhe një monument i rëndësishëm historik që në të ardhmen do të simbolizojë krenarinë dhe madhështinë kombëtare të tij, se mërgimtarët Ladorishtarë kudo që janë nuk harruan vendëlindjen dhe dëshmorët e tij.
Gjithashtu grupi punues i Projektit "Ladorisht 2009" faleminderon Institucionet që ndihmuan Projektin e mësipërm:
1. Bashkësinë Lokale në Ladorisht (Autorizimin dhe lejën e Projektit)
2. Shoqatën e mërgimtarëve në Zvicër (Financimin e Projektit)
3. Bashkësin Shqiptaro-Islame në Schwerzenbach
4. Prof. Verdat Kolonja (Projektues dhe mbikqyrës i Projektit)
5. Beni-Trans ( Fitues i tenderit dhe realizues i ndërtimit të Projektit)
6. Të gjithë Ladorishtarët që kontribuan financiarisht realizimin e Projektit.
Përveç Projektit të mësipërm dhe realizimit të tij grupi punues gjatë takimeve të shumta me familjarët e dëshmorëve dhe institucioneve brenda dhe jashtë fshatit ka proklamuar edhe hulumtimet në arkivet Evropiane që kanë informacione të mjaftueshme në lidhje me masakrën e vitit 1944.
Sipas detyrave dhe qëllimit të grupit punues ku me përfundimin e meremtimit dhe ndërtimit të Lapidarit të ri grupi punues ishte afatshkurtër dhe aktiviteti i tij pushon me mbarimin e punimeve ndërtuese në Projekt.
Derisa hulumtimet nuk kanë përfunduar dhe arkivet e lartëpërmendura kanë shprehur gadishmëri bashkëpunimi në këtë drejtim, po informojmë të gjithë familjarët e dëshmorëve, institucionet brenda dhe jashtë fshatit se pjesa dërmuese e grupit punues vazhdon aktivitetin e tij si Grup hulumtues, që do të mirret vetëm me hulumtimin e masakrës.
Për kompletimin e dokumentacionit në lidhje me masakrën Grupi hulumtues përveç arkivave të lartëpërmendura do të bashkëpunojë ngushtë edhe me familjarët e dëshmorëve që posedojnë shumë të dhëna rreth familjarëve të tyre të cilët ranë martirë në tetorin e vitit 1944.
Për informata më të hollësishme rreth punimeve në teren prioritet kanë vetëm familjarët dhe kontakti me familjarët nuk do të mungojë.
Me respekt dhe nderime vëllazërore
Grupi Hulumtues
----------------------------------------------------------------------------------------------------
---arkiv---arkiv----arkiv------arkiv---arkiv---arkiv---arkiv---arkiv---arkiv---
KY ËSHTË LAPIDARI I RI I HISTORISË DHE KRENARISE SË LADORISHTIT I NDËRTUAR NGA VETËLADORISHTARËT DHE HAPJA E TIJ SOLEMNE DO TË
BËHET MË 31 TETOR 2009 NË VENDLINDJE...Mirë se vini...
Njoftim....19 Tetor 2009
Të nderuar bashkëfshatarë të fshatit Ladorisht në Zvicër dhe kudo që jeni, familjarë të nderuar, meremetimit të varrezave të dëshmorëve në Ladorisht (Vakçare) po i afrohet përfundimi i punimeve në teren. Prandaj e kemi respektin dhe e ndiejmë si privileg që me rastin e inaugurimit
të Lapidarit të ri (shiko në foto) t'ju ftojmë për pjesëmarrje sa më të madhe në këtë solemnitet.
Pa ndihmën tuaj financiare dhe ndihmën tuaj të jashtëzakonshme morale ky Projekt gjigant nuk mund të realizohej asnjëherë. Por, falë punës gati një vjeçare të Grupit punues dhe bashkëpunimit të ngushtë të të gjitha institucioneve brenda dhe jashtë vendlindjes sot Ladorishti shkruan me shkronja të arta një pjesë të historisë së tij të vërtetë pa ngjyra ideologjike apo politike. Për këtë mbështetje të Projektit do të jemi gjithmonë mirënjohës dhe kurrë s'do ta harrojmë .
"Nëse një Popull nuk njeh të kaluarën e tij, nuk mund të ndërtojë të ardhmen e vet "(Grupi Punues)".
Pra, të nderuar bashkëfshatarë dhe familjarë më datën 31.10.2009 apo ditën e inaugurimit jeni t ë ftuar të merrni pjesë dhe këtë gëzim të madh për kthimin e vlerave të vërteta historike të Ladorishtit dhe me krenari të plotë të nderojmë dëshmorët tani ashtu siç nderon e gjithë bota dëshmorët e tyre.
Të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë solemnitet mund të paraqiten tek Grupi punues i Projektit ose selia e shoqatës së fshatit Ladorisht në Zvicër (Agjensioni Turistik Flamurtari).
Lavdi Dëshmorëve
Me nderime dhe respekt
Grupi punues i Projektit "Ladorisht 2009"
Lapidari i ri kliko këtu


Projekt i disajnuar nga Zoti Verdat Kolonja
Firma realizues "Beni" Mamudi Trans
Njoftim... Shtator 2009... (arkiv)
Duke u bazuar në marrveshjet e lartëpërmendura mes Grupit punues, familjarëve dhe Institucioneve brenda dhe jashtë vendit në lidhje me Projektin "Ladorisht 2009" ne Iniciatorët gjithashtu duke marrë parasysh mbarëvajtjet e punës së deritanishme, i njoftojmë të gjithë familjarët në radhë të parë dhe mërgimtarët ladorishtar në Zvicër që t`i përgjigjen pozitivisht Fondit të mërgimtarëve në Zvicër dhe të kontribojnë financiarisht në realizimin e projektit. Poashtu lusim familjarët që gjatë fazës përfundimtare të punimeve tek varrezat që është një nga pikat më të rëndësishme në projekt që të verifikojnë dhe identifikojnë Varrezat e të afërme të tyre (Pllakat: Emrin Mbiemrin dhe datëlindjen) . Për informata më të hollësishme në lidhje me rrjedhën e kontributit tuaj financiar (Pagesën) në Projekt mund të mirren tek "Kryesia e Fondit të fsh. Ladorisht në Zvicër" kurse për identifikimin e Varrezave që nuk kanë pllaka përkujtimore, mund të kontaktoni me përgjegjësin kryesor të Projektit Verdat Kolonjën.
Me respekt Grupi punues
Njoftim(Arkiv)
Në datën e 23. Korrik 2009 u arrit marrveshja ndërmjet të gjitha institucioneve Bashkësis Lokale, Këshillit të Xhamis, Grupit punues (iniciatorëve),Fondit të mërgimtarëve të Ladorishtit në Zvicër, Projektuesit Verdat Kolonja si dhe Fitues të tenderit nga Firma Beni Trans Ladorisht. Ku nikohësisht u miratua në konform kontrate me shkrim ndër tjerash u vendos edhe data e nisjes e punimeve të hënën 27.Korrik 2009, mbarimi i Projektit më 21. Tetor 2009, si dhe manifestimi ose inagurimi i Projektit 31. Tetor 2009 e shtunë.
Njoftim (Arkiv)
Si domosdoshmëri e kohës dhe gjendja e mjerueshme e varrezave të martirëve në fshat,Grupi Inicues në Janar 2009 fillojë informimin e të gjitha Institucioneve dhe asociacioneve për iniciativën e marrë brenda dhe jashtë Ladorishtit.
-Në shkurt 2009 bisedat e para informative u bënë me Shoqatën e fshatit Ladorisht në Zvicër, ku u shprehën mendime të ndryshme rreth Projektit "Ladorisht 2009" dhe qëllimit të tij për meremetimin e varrezave që ishin lënë në mëshirë të Zotit dhe pa asnjë llojë mirëmbajtje për ta.
-Mbas një jave vijuan edhe bisedat në fshat me Bashkësinë Lokale, dhe asociacionet e tjera dhe njëzëri u përkrah Projekti , ku si dëshmi e përkrahjes së Grupit Punues dhe Projektit "Ladorisht 2009" dorëzohet edhe Autorizimi i tyre zyrtar pa kushtëzime për vazhdimin e punës dhe hulumtimeve nëpër Arkivat e ndryshme të Gjermanisë( München) dhe Anglisë ( Londër )si detyrë e veçantë në Projekt.
-Në prill 2009 filluan bisedat dhe puna më e vështirë me familjarët në Zvicër pasiqë duhej sqarime të shumta në kompletimin e dokumentacionit për çdo martir në veçanti që është edhe njëherit detyra më e ndërlikuar e Grupit Punues, ku mendojmë se kjo detyrë më rëndësi të madhe për Projektin duhet kontributi i të gjithë familjarëve dhe atyre që posedojnë të dhëna në lidhje me varrezat dhe masakrën.
-Shumica e familjarëve përkrahën njëzëri këtë Iniciativë të Grupit Punues dhe mbas tre ( 3 ) takimeve me radhë u krijua Këshilli i Familjarëve që do të jet gjthashtu në krye të Projektit dhe përkrahja e tyre si moralisht edhe financiarisht nuk do të mungojë derisa Projekti do të përfundojë. Ndërkohë nominohet nga Grupi punues aktual edhe Projektuesi ose disajneri i Projektit "Ladorisht 2009" Zoti Verdat Kolonja
-Në qershor 2009 vazhduan takimet e Grupit Punues me Shoqatën e fshatit Ladorisht në Zvicër dhe përfundimisht u vendos që Projekti të financohet nga vetë Fondi i Shoqatës dhe Ladorishtarët.
-Në vazhdim do të vijojë edhe një njoftim (Deklarata) i përbashkët që do t'i dërgohet çdo Ladorishtari në Zvicër,ku kërkohet përkrahje morale dhe financiare nga të gjithë dhe vullnetarisht mund të pagohet në gjirollogarinë e Shoqatës më një shumë 100-Sfr (minimum) varësisht sipas mundësisë edhe më shumë.
-Sipas rezultatit të punimeve në teren dhe bisedimeve të parreshtura brenda dhe jashtë fshatit u vendos që punimet në fshat të fillojnë (gurthemeli) më 27 korrik dhe të kryhen para
28 tetorit 2009 që njëkohësisht mbushen plot 65 vjet të Masakrës së Ladorishtit.
-Ofertat dhe Kontratat me firmat pjesëmarrëse në Projekt do të firmosen nga Shoqata e fshatit Ladorisht në Zvicër, që njëkohësisht edhe si garantuese e financimit të Projektit "Ladorisht 2009" dhe roli i Grupit Punues si mbikqyrës në të dhe Projektuesit Inxh.Verdat Kolonja .
-Udhëheqës pune dhe vëzhgues i kualitetit të punimeve deri në dorëzimin e tyre Shoqata dhe Grupi Punues emëruan Inxh.Verdat Kolonjën ( Sekretari i Bashkësis Lokale) për ta ushtruar këtë pozicion.
Punë të mbarë dhe me nderime vëllazërore Ju uron i gjithë Stafi punues i
Projektit "Ladorisht 2009"