Strategjia e Projektit dhe rruga e tij neutrale |
Strategjia e Projektit dhe rruga e tij neutrale | ||
| Lindja e ides | Këshilli nismëtar i Projektit “Ladorisht 2009” për meremetimin e varrezave në fshat suksesin gjithëfshatarë e sheh me përfshirjen të plotë të Ladorishtarëve në këtë Projekt, që nënkupton se Projekti do të punojë vetëm për afirmimin dhe njohjen e vlerave kombëtare. Duke u bazuar në Projektet e shumta që janë bërë në fshat dhe mërgim gjatë viteve të kaluara ndihma dhe pjesmarrja e Ladorishtarëve ka qënë gjithmonë simbolike, por hezitimet apo kritikat që kanë qënë të adresuara për cilin do Projekt akoma egzistojnë dhe gjinden në ndjenjat e fshatarëve. Për këtë arsye, Këshilli nismëtarë studiojë mirë të gjitha fenomenet përçarëse brenda fshatarëve dhe përfundimisht vendosi që ky Projekt madhështorë të ketë sukses vetëm kur të eliminohen të gjitha tendencat negative të cilat çojnë në dezorientim dhe mossukses të Projektit. Strategjia neutrale e Projektit është rruga më e mirë që këto dallime brendafshatare të mënjanohen dhe mos të merremi me të kaluarën e hidhët por të krijohen rrugë të reja të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit tonë. Suksesi i këtijë Projekti nuk mund të konsiderohet i suksesshëm dhe në dobi të fshatit kur meritat e projekteve të ndryshme i merr vetëm njëra apo tjetra palë, se meremetimi i varrezave të martirëve dallon nga të gjitha projektet e deritanishme që janë bërë dhe përfunduar në fshat, që do të thotë se të gjitha institucionet dhe asociacionet brenda dhe jashtë vendit janë të obliguar ta përkrahin këtë Projekt, qoftë moralisht apo financiarisht. Duke analizuar situatën në fshat dhe mërgim këshilli nismëtarë faktikisht krijon hapësirë për bashkëpunim të mirëfilltë me të gjitha institucionet dhe puna e tij do të jetë neutrale dhe korrekte me të gjithë. Bashkimi i të gjitha forcave dhe mendimeve përparimtare për realizimin e këtij Projekti është shtylla kryesore e tij dhe nuk do të tolerohet influenca e njërës apo palës tjetër. Këshilli nismëtarë i Projektit “Ladorishti 2009”do të kërkojë nga të gjitha institucionet dhe asociacionet përkrahëse në fshat dhe mërgim në caktimin e përfaqësuesve dhe kyçjen e tyre në Projekt.Bashkëfshatarë të nderuar ky Projket i takon gjithë fshatit dhe krenarisë së tij të lavdishme prandaj Projekti duhet të ndihmohet pa rezervë deri në përfundimin e tij. Në lidhje me Projektin e Këshillit nismëtarë jemi të obliguar për të informuar ç`do institucion brenda dhe jashtë vendit për punën dhe qëllimin e këtij Projekti. Me respekt dhe nderime Grupi punues i Projektit “Ladorisht 2009” |
||
| Krijimi i Grupit punues dhe hulumtimet | |||
| Këshilli Familjar | |||
| Kontakti me ne | |||
| Forum | |||
| Programi | |||
| Fotogalerija | |||
| Tempulli historik |
|||
|
|||
| Këthehu prap... | |||
Për informata më tutje kontakto info@pro-ladorisht.org |
|||